All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ndotje e madhe në Kinë, mbyllen shkollat dhe autostradat

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 07:34 | Bota
All - Paragraf - 1

Autostradat dhe këndet e lojërave të shkollave në Pekin janë mbyllur për shkak të ndotjes së madhe.

Sipas Zyrës Kombëtare të Meteorologjisë, një re e trashë smogu mbuloi pjesë të Kinës veriore, duke e reduktuar shikueshmërinë në më pak se 200 metra në disa zona.

All - Paragraf - 3

Autoritetet e Pekinit ia atribuan situatën e krijuar kushteve të pafavorshme të motit dhe përhapjes së ndotjes rajonale.

Shkollat ​​në kryeqytet u urdhëruan të ndalonin orët e edukimit fizik dhe aktivitetet në natyrë, ndërsa pjesë të autostradave për në qytetet kryesore, përfshirë Shangain, Tianjin dhe Harbin, u mbyllën për trafikun për shkak të dukshmërisë së dobët.

Sipas zyrtarëve të kryeqytetit, smogu ka të ngjarë të vazhdojë të paktën deri në mbrëmjen e së shtunës. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos