
Zhvillimi ekonomik i vendit nuk duhet të bëhet në kurriz të mjedisit dhe klimës. Brezat e ardhshëm kanë të drejtën që të jetojnë në mjedis të pastër. Ishte këto mesazhet e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa kërkoi orientimin drejt ekonomisë së gjelbër e asaj blu në konferencën vjetore të Avokatit të Popullit.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca vlerësoi se çështjet mjedisore ende nuk po shihen me prioritet.
“Çështjet mjedisore janë ende një periferi e vëmendjes sonë politike e asaj vendimmarrëse. Besoj se është rasti tani të themi se për vetë rëndësinë dhe emergjencën e gjendjes është e papranueshme që problemet e mjedisit të konsiderohen thjesht si “punë e ministrisë së mjedisit”
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca në fjalën tij kujtoi procesin e integrimit të vendit teksa foli për ndryshimet klimatike.
“Ndryshimet klimatike dhe mjedisi janë ndër prioritet e Bashkimit Europian në arenën ndërkombëtare e sidomos në Shqipëri, në cilësinë e një vendi kandidat për t’u anëtarësuar”, tha ambasadori.
Ndryshimet klimatike po kthehem në shqetësim urgjent për shumë shtete. Shqipëria është një prej tyre. Ndonëse nuk hyn te grupi i “ndotësve”, vendi po vuan pasojat e emetimeve në masë të gazrave. (A2 Televizion)