Ndryshimet kushtetuese të opozitës këtë të hënë duhet të merrnin dhe opinionin e akademikëve. Por edhe pse ishin thirrur shumë pedagogë të juridikut, vetëm një iu përgjigj thirrjes për të raportuar para këshillit të legjislacionit dhe komisionit të ligjeve.
Në kushtet ku asnjë nga palët nuk ka votat e mjaftueshme, Nismëtarët kërkuan një takim të dytë me Edi Ramën për të negociuar përsëri mbi reformën zgjedhore.
Gjatë qershorit 3 kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës u takuan me kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin Rama. (A2 Televizion)