Në 7 janar të vitit 2020, Nisma “Thurrje” dorëzoi në Kuvend një peticion me 50 mijë firma qytetare, ku në draft propozohej ndryshimi i sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar me lista të hapura. Një nga përfaqësuesit e Nismës në dorëzimin zyrtar të kërkesës tha se ky parlament duhet të tregojë që voton një ligj për qytetarët shqiptarë, që vjen nga qytetarët shqiptarë dhe që zgjidh problemin e qytetarëve. Por në datë 14 korrik, dakordanca e mbivendosur pas 5 qershorit, mes mazhorancës dhe opozitës parashikon, që në zgjedhjet e ardhshme do të shkohet me lista pjesërisht të hapura, pra të paktën dy të tretat e listës, pragu i votave që një parti duhet të sigurojë për t’u futur në kuvend, do të jetë kombëtar dhe eliminohet togfjalëshi “koalicion zgjedhor i partive politike”. Endri Shabani, një nga protagonistët, përfaqësues të Nismës “Thurrje”, tregoi në A2 nëse me marrëveshje, parlamenti i vendit ka fituar besueshmëri në raport me kërkesën e tyre fillestare. (A2 Televizion)
Ndryshimet kushtetuese, sa u kënaqën nismëtarët e “Thurjes” për hapjen e listës
