Politikanët tanë e pëlqejnë shpejtësinë dhe kjo u vërtetua edhe në diskutimin më të fundit rreth një muaj më parë, kur u votuan pikë për pikë ndryshimet në Kodin Rrugor. Debate dhe skepticizëm shfaqën për të tjera çështje, si reduktimi i patrullave policore në rrugë, patenta dhe afati i saj, vendet e parkimit apo lehtësira në pagesën e gjobave kur këto të fundit rriten nga dita në ditë. Për ndryshimet në Kodin Rrugor u fol në “Ditari”, teksa projektligji diskutohet për të fundit herë në komisione para se të votohet në Kuvend. Detajet mbi të i ndamë nëpërmjet Skype me ekspertin e sigurisë rrugore, zotin Gëzim Hoxha. (A2 Televizion)
Ndryshimet në Kodin Rrugor, sa ndikojnë në uljen e aksidenteve?
