Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Këshilli Politik diskuton draftin e opozitës jashtëparlamentare

Nga A2 CNN
1 Tetor 2020, 11:19 | Politikë
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Këshilli Politik diskuton draftin e

Opozita jashtëparlametare këmbëngul në ekspertizën e OSBE/ODIHR në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për Kodin e ri Zgjedhor, duke i dërguar një tjetër kërkesë sot Këshillit Politik.

Para nisjes së punimeve, Oerd Bylykbashi tha për gazetarët se refuzimi i Partisë Socialiste për të dërguar kërkesën për ekspertizë te OSBE/ODIHR është shkelje e marrëveshjes.

“Ka më shumë se 2 javë që PS refuzon t’i dërgojë kërkesën ODIHR-it dhe kjo është shkelje e marrëveshjes. Me këtë veprim, PS-ja po bllokon Këshillin Politik dhe nëse vijon në këtë rrugë vihet në rrezik hapja e negociatave”, deklaroi Bylykbashi. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=FpQe4tnF8FI

A2 CNN Livestream

Latest Videos