Analisti Lutfi Dervishi, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN komentoi shkarkimet e ministrave dhe emërimet e reja, për të cilat u shpreh se nuk kanë ardhur as për shkak të presionit të njerëzve që janë zemëruar nga skandalet e korrupsionit, apo nga presioni i opozitës, që sipas Dervishit, është e shpartalluar. Sipas Dervishit, këto ndryshime kanë ardhur për dy faktorë, njëri faktori SPAK për shkak të skandaleve të fundit që kanë shoqëruar shumicën qeverisëse dhe së dyti, për shkak të trilleve të kryeministrit. (A2 Televizion)
Ndryshimet në qeveri, Dervishi: Shkak, faktori “SPAK” dhe trillet e kryeministrit
