
Sot Parlamenti miraton dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Kryeministri Edi Rama shkarkoi Arben Ahmetajn nga posti i zëvendëskryeministrit, duke emëruar në këtë detyrë Belinda Ballukun, ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës.
Majlinda Dhuka është dekretuar për ministre Shteti dhe kryenegociatore, pas shkarkimit të Zef Mazit. Në rendin e ditës sot janë vetëm dekretet, ndërsa opozita ka kërkuar që këtë pikë të rendit të ditës ta shoqërojnë me debat parlamentar. (A2 Televizion)