Ndryshimi drastik i djalit të “familjes moderne”

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 10:40 | Showbiz

Rico Rodriguez, i cili fitoi famë në serialin “Modern Family”, tregoi ndryshimin drastik që i kanë sjellë vitet, gjatë premierës së filmit “Shazam! Fury of the Gods”, në Los Angeles.

Aktori 24-vjeçar ishte vetëm 10 vjeç kur interpretoi për herë të parë rolin e Manny Delgado, dhe koha kë bërë të vetën, me të riun që nuk njihet më.

Rico ka thënë për Sofia Vergarën, aktoren e cila interpretonte nënën e tij në serial, se e konsideron si një mama të dytë.

“Ajo vazhdon më trajton sikur të isha djali i saj”, thotë 24-vjeçari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos