Reperi 27-vjeçar rrëzohet në skenë, ndërron jetë në mënyrë tragjike

Nga A2 CNN
12 Mars 2023, 18:05 | Showbiz

Reperi afrikano-jugor, Costa Titch, ka ndërruar jetë pasi u rrëzua në skenë gjëtë performancës. 27-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Constantinos Tsobanoglou, ndërroi jetë në spital pasi humbi ndjenjat në skenën e Festivalit në Nasrec Expo Center në Johannesburg, të shtunën.

Teksa ishte duke performuar një nga këngët e tij, reperi u rrëzua në skenë së bashku me një person tjetër. Ai ngrihet menjëherë dhe tenton të vazhdojë këngën, por në pak sekonda rrëzohet sërish.

Familja ka konfirmuar lajmin e rëndë këtë të diel, duke bërë të ditur se reperi ka ndërruar jetë në spital.

Ai e kishte nisur karrierën e tij se balerinë, ndërsa në vitin 2020 nisi të bëjë rep. Së fundmi, ai kishte nënshkruar një kontratë me një kompani diskografike të reperit të famshëm Akon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos