Ndryshimi drastik i vogëlushës Lily të "Modern Family"

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 19:28 | Showbiz

“Modern Family” ka qenë një nga serialet më të suksesshme të këtij shekulli. Ai tregonte jetën e një “familjeje moderne”, ku spikatën personazhe si Lily Tucker-Pritchett, e interpretuar nga Aubrey Anderson Emmons.

Ajo luante rolin e vajzës së adoptuar të Cameron Tucker dhe Mitchell Pritchett. Ajo u shfaq në serial kur ishte vetëm 4 vjeç dhe ishte në 9 sezone të serialit.

Ata që e kanë ndjekur, kanë parë aktoren e vogël duke u rritur. Por, që kur ka përfunduar seriali, fansat nuk e kanë parë më vajzën dhe në shfaqjen e saj të fundit publike, u habitën me ndryshimin e saj.

Aktualisht, Aubrey Anderson Emmons bën një program në YouTube të quajtur “FoodMania Review”, së bashku me të ëmën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos