Nga Jennifer Lopez te Melanie Laurent, 10 yjet e veshura më bukur që shkëlqyen gjatë javës

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 12:07 | Showbiz

Bota e modës nuk ndalet kurrë. Në shtatë ditët e fundit, premierat botërore kanë ndriçuar kryeqytetet e mëdha kinematografike si Nju-Jorku dhe Los Anxhelosi, duke shfaqur pamje tejet magjepsëse!

Në qytetin e engjëjve u prezantua "Air" , filmi i ri i Ben Affleck, i cili tregon implikimet kulturore të marrëveshjes midis Michael Jordan dhe Nike. Gjatë premierës të mbajtur në Teatrin Regency Village, çifti Bennifer tërhoqi vëmendjen e të gjithëve falë edhe pamjes së tyre magnetike. Ben Affleck ishte tradicional me një kostum blu të errët prej kadifeje me pantallona klasike dhe xhaketë.

Jennifer Lopez sigurisht që nuk mund të mungonte në premierën e filmit të bashkëshortit të saj. Ajo shkëlqeu dhe e guxoi me një fustan nga Antonio Grimaldi, që i përkiste nga koleksionit të modës Vjeshtë 2021.

Gjithashtu në Los Anxhelos, më 28 mars u mbajt premiera e " Mirder Mystery 2 ", ku Melanie Laurent iu bashkua kolegëve të saj Jennifer Aniston dhe Jodie Turner – Smith. Edhe aktorja Lily James u paraqit me një look perfekt për sezonin. Për më tepër ju ftojmë të shfletoni galerinë tonë të fotove.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos