Ndryshimi i buxhetit 2021, Basha dhe Rama debatojnë për nivelin e borxhit

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 11:06 | Politikë
Ndryshimi i buxhetit 2021, Basha dhe Rama debatojnë për nivelin e

Daljen e qeverisë në tregjet ndërkombëtare për të marrë financim për përballimin e krizës ekonomike, kryetari  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e sheh si dëshmi të dështimit të kryeministrit dhe si një përpjekje për të mbuluar atë që ai e cilëson si kriza e korrupsionit.

“Edi Rama ka marrë borxh sa të gjitha qeveritë e Shqipërisë marrë së bashku. Por 2 miliardë euro për 7 kontrata të reja në PPP. Prioritet vazhdojnë të kenë shpërdorimin e parave të shqiptarëve”.

Ndërkohë që si përgjigje ndaj kreut të opozitës, kryeministri Rama shpjegoi nevojën e krijuar për të marrë borxh nga fatkeqësitë natyrore si pandemia dhe tërmeti, ndërkohë që demokratëve u rikujtoi kohën kur ata ishin në drejtim të vendit.

“Është vërtetë për t’u admiruar guximi më të cilin harroni që ju nuk keni ardhur nga hëna, ju keni qenë këtu, keni qeverisur dhe protagonistët e qeverisjes së deri djeshme sot i keni në krye”.

Kryeministri u kujdes që të respektonte deri në fund kreun e opozitës, duke pritur për kundërpërgjigjen  tij, e cila nuk erdhi.

Pjesë e rendit të ditës ishte edhe ngritja e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, por që u shty për në seancën e radhës me kërkesën e Partisë Demokratike, që është edhe pala propozuese për ngritjen e këtij komisioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos