Maxhoranca është e vendosur për të miratuar zgjatjen e afatit të organeve të vetingut por duhet të negociojë votat me opozitën. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se nuk ka nxitim në miratimin e ndryshimit kushtetues. i pyetur për strategjinë amerikane anti-korrupsion, Balla nënvizoi se është vijim i vendimeve të marra më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. (A2 Televizion)
Ndryshimi i Kushtetutës, kriza në PD prek edhe PS. Balla: S’ka presion për vetingun në drejtësi
