People Choice’s Awards, të preferuarit e publikut, triumfon Dwayne Johnson dhe grupi BTS

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 14:53 | Aktualitet

Artistët më të mirë të muzikës, filmave, televizionit dhe kulturës pop u mblodhën në Kaliforni, për të ndarë çmimet e People's Choice Awards. Teleshikuesit patën mundësi të votonin personazhet më të famshëm nga showbizi amerikan dhe vlerësuan Dwayne Johnson me tre çmime, atë të aktorit të vitit 2021, yllit të filmave komedi dhe çmimin e nderit. BTS, yjet e Korean pop fituan si grupi më i mirë dhe gjithashtu rrëmbyen çmimet për këngën dhe videoklipin më të mirë për vitin 2021 me këngën “Butter”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos