Kushi: Ndryshimi i Maturës Shtetërore nuk do të bëhet këtë vit

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 20:26 | Sociale
Kushi: Ndryshimi i Maturës Shtetërore nuk do të bëhet

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, theksoi se deklaratat e saj mbi ndryshimet në Maturën Shtetërore janë keqkuptuar.

“Ka një keqkuptim të asaj që kam deklaruar unë, gjatë një takimi për të prezantuar rezultatet e Maturës Shtetërore të vitit 2021. Nisur nga problematikat që janë shfaqur në provime të caktuara, siç ishte çështja e "Turit", ngritëm një grup pune të gjerë me ekspertë për të bërë një analizë të të gjithë Maturës. Në mars, ky grup do të na tregojë gjetjet. Por, ndryshimet nuk janë për këtë vit. Unë thashë atë ditë se ne jemi të gatshëm që nëse nga grupi i punës rezulton që Matura Shtetërore duhet të reformohet, jemi të gatshëm për ta ndërmarrë këtë proces”, sqaroi Kushi.

"Ndryshimi i Maturës Shtetërore nuk do të bëhet këtë vit. Matura Shtetërore 2022 sjell risi vetëm mënyrën e hartimit të testit për dy provimet kryesore: të Matematikës dhe Gjuhë-Letërsisë. Hartimi i testit është pika më delikate. Nxënësit u ankuan se testi nuk përmbante pyetje thelbësore të programit të tyre", theksoi ministrja Kushi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/27/vetem-36-shkolla-pa-sistem-ngrohjeje-ministrja-e-arsimit-ne-debat-edhe-vende-te-zhvilluara-i-mbyllen-shkollat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos