Shpenzimet për shkollim, barra u bie familjeve, për shkak se qeveria jep pak fonde për arsimin

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 19:52 | Sociale
Shpenzimet për shkollim, barra u bie familjeve, për shkak se qeveria

Të shkollohesh në Shqipëri kushton. Mesatarisht, për një fëmijë deri në klasën e 9, një familje i duhet që të shpenzojë 9 000 lekë çdo muaj. Shuma rritet në 13 000 lekë në arsimin e mesëm, e 34 000 në atë të lartë.

Barra e lartë në kurriz të familjeve shqiptare vjen edhe si pasojë e fondeve të pakta që qeveria historikisht ka vënë në dispozicion të arsimit. Përqendrimi i qeverisë te pandemia vitet e fundit, është shoqëruar me ulje të ndjeshme të shpenzimeve buxhetore për arsimin në raport me PBB.

Studiues të jetës sociale e ekonomike të vendit kanë ngritur shqetësimin se financimi i pamjaftueshëm i arsimit po ndikon negativisht cilësinë e shkollimit, sidomos shtresat e pavaforizuara të popullsisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos