Në Angli me kamion, 2 emigrantët arratisen në Londër. Shoferi: Nuk e dija që ishin brenda

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 17:56 | Bota

Një video është publikuar nga Daily Mail, ku tregohet momenti se si dy persona të dyshuar si emigrantë dolën nga pjesa e pasme e një kamioni në Londër, përmes një të çare të vogël.

Kamioni kishte parkuar në oborrin e një kompanie në Hounslow dhe vetëm 5 minuta më pas, 2 emigrantët ja mbathën.

Kamioni ishte futur në Angli nga kanali i La Manshit, ndërsa dyshohet se shoferi nuk ishte në dijeni të emigrantëve, të cilat sipas Daily Mail mund të ishin nga Afganistani. Një punonjës në kompani, i cili arriti të shihte dy të rinjtë të largoheshin me vrap është shprehur se ata nuk ishin më shumë se 14 vjeç.

Shoferi u mor në pyetje nga policia, e cila erdhi pak çaste pas largimit të emigrantëve, por ai mohoi kategorikisht që të kishte dijeni për praninë e dy emigrantëve në kamion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos