Shfaqet ‘’Vax Live’’, Koncerti bamirës grumbulloi miliona dollarë për vaksinat

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 14:34 | Bota
Shfaqet ‘’Vax Live’’, Koncerti bamirës grumbulloi

Koncerti që bëri bashkë yje të spektaklit dhe liderët e politikës në emer të shpërndarjes së barabartë të vaksinave të koronavirusit, u transmetua globalisht mbrëmjen e së shtunës.

Vax Live, koncerti për të ribashkuar botën, u quajt aktiviteti I regjistruar një javë më herët me pjesëmarrjen e princit Harry e bashkëshortes Meghan, e gjithashtu çiftit presidencial, Joe dhe Jill Biden.

Qëllimi I koncertit bamirës, i zhvilluar në stadiumin e So FI, në Los Angeles, ishte bindja e qytetarëve per tu vaksinuar dhe  thirrja për shpërndarje të barabartë të vaksinave.

“Vaksina duhet tu shpërndahet të gjithëve, kudo. Ne nuk mund të rimëkembemi deri sa të ketë një shpërndarje të drejtë në cdo cep të botës. Virusi nuk respekton kufij dhe qasja ndaj vaksinës nuk mund të përcaktohet nga gjeografia.”, u shpreh Harry.

“Që prej fillimit të pandemisë, gati 5 milion e gjysëm gra kanë humbur vendin e punës në SHBA e 47 milionë të tjera rreth botës pritet të zhyten në varfëri. Por nëse punojmë bashkë për të çuar vaksinat në çdo vend e kontinent, mund të ringrihemi sërish.”, shtoi Meghan.

Aktiviteti u drejtua nga Selena Gomez dhe përfshiu performanca nga Jennifer Lopez, Eddie Vedder, Foo Fighters, H.E.R. etj, të cilët performuan për një audience prej 27 mijë personash, të gjithë punonjës të shendetësisë e të sektoreve të tjerë kycë, plotësisht të vaksinuar.

“Nuk mund të heqim dorë tani. Vaksinat janë të sigurta, jua premtoj; janë të sigurta dhe funskionojnë. Ne po punojmë me udhëheqësit rreth botës që të ndajmë më shumë doza dhe të rrisim prodhimin, në menyrë që çdo vend në nevojë të mund ti sigurojë.”, deklaroi presidenti amerikan, Biden.

Para transmetimit, Global Citizen tha se koncerti kishte grumbulluar 302milionë dollarë që do të përdoren për sigurimin dhe shpërndarjen e 26 milionë vaksinave të Covid-19 në komunitetet më të varfëra në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos