Në arrest shtëpie dhe shpërndante heroinë, policia arreston 43-vjeçarin në Elbasan

Nga A2 CNN
8 Tetor 2022, 10:05 | Kronikë
Në arrest shtëpie dhe shpërndante heroinë, policia arreston

Policia e Elbasanit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë vënë në pranga 43-vjeçarin Xhafer Deliu, pas një operacioni të kryer në banesën e tij.  Policia ka organizuar operacionin e koduar “Zaranika”, pasi kishte dyshime se ai merrej me veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 525 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 aparate celuare.

Në pranga përfundoi sërish 43-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

“Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, thuhet në njoftimin e Policisë, ndërsa po hetohet dhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni, u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni Operacional, në DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e FNSH Fier, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos