19-vjeçari kapet në “befasi”, arrestohet pasi iu gjet kallashnikovi në makinë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2022, 16:44 | Kronikë
19-vjeçari kapet në “befasi”, arrestohet pasi iu gjet

Policia e Mirditës ka arrestuar një adoleshent, pasi gjatë një kontrolli rutinë iu gjet një automatik kallashnikov në makinë.

Në operacionin e koduar “Befasia”, efektivët ndaluan në fshatin Lëkundë, Mirditë, automjetin me drejtues shtetasin D. Gj. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur poshtë sediljes, një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Gj., 19 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos