Në dyert e gjykatës, Saimir Tahiri në pritje të vendimit

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 16:55 | Fotolajme

Gjykata e Posaçme e Apelit është tërhequr për të shpallur vendimin për ish-ministrit e Brendshëm. Në shoqërinë e avokatit të tij, Maks Haxhia, Saimir Tahiri është fotografuar në dyert e GJKKO teksa është duke pritur vendimin ndaj tij.

Në seancën e së hënës së kaluar, prokurorët e SPAK kërkuan deklarimin fajtor të Tahirit për akuzat që e lidhin atë me trafikun e drogës, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 12 vjet burg. Por, duke qenë se gjykimi është bërë me procedurë të shkurtuar, kërkuan që të ulet edhe 1/3 e dënimit, duke kërkuar një dënim përfundimtar prej 8 vitesh burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos