Icardi mbetet te Galatasaray, turqit kanë gati 10 mln euro

Nga A2 CNN
10 Korrik 2023, 10:10 | Futboll
Icardi mbetet te Galatasaray, turqit kanë gati 10 mln euro

Mauro Icardi mbetet një futbollist i Gallatasaraj! Palët kanë arritur akordin me klubin turk që është gati të paguajë kartonin e argjentinasit për ta mbajtur përfundimisht në skuadër.

Pas një sezoni fantastik, drejtuesit kanë menduar ta rikthejnë në Stamboll sulmuesin dhe t'i paguajnë 10 milionë euro Paris Saint Germain-it.

Sipas ekspertit të futbollit, Fabrizio Romano, dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet e kontratës dhe me shumë gjasa brenda kësaj jave, Icardi do të mbërrijë në Stamboll për të firmosur.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos