Një ushtar ukrainas i pozicionuar në llogore, rreth 400 metra larg pozicionit të separatistëve, në Luhansk. Një ushtar ukrainas kontrollon llogoret me qenin roje. Një fabrikë në qytetin ukrainas Kramatorsk, jo larg frontit të konfliktit. Ushtarët ukrainas në patrullim në Slov'yanoserbs'k. Ushtarë ukrainas duke bërë roje. Brenda një tende në frontin e luftës. Një fermer në Muratova pret dru, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes ia shesin ushtarëve në bazën që ndodhet aty pranë. Ushtarët ukrainas të relaksuar. “E kanë pranuar të pashmangshmen”, thotë fotografi Timothy Fadek për CNN. Një grua shet peshk të thatë në rrugë. Edhe civilët po përgatiten për konfliktin. Një ushtarët ukrainas rregullon kapuçin në pozicionin e tij në front. Ushtarët ukrainas duken të qetë teksa patrullojnë në vijën e frontit. Një ushtar inspekton llogoren me qenin e tij.
Fotoreportazh nga Timothy Fadek/Redux, për CNN
Rreth 400 metra nga separatistët e mbështetur nga Rusia, një grup ushtarësh ukrainas presin të nisë lufta. Për ta, është e sigurt.
Dhe çuditërisht janë tepër të qetë për këtë gjë, sipas fotografit Timothy Fadek, i cili kaloi disa orë me ta të premten, për të sjellë një fotoreportazh për CNN nga Luhansku.
“E kanë pranuar tashmë të pashmangshmen”, tha Fadek. “Po flisja me një prej ushtarëve dhe më tha: ‘Është e pashmangshme. E kemi pranuar që sulmi do të ndodhë’. Mes ushtarëve kishte edhe debate pasi njëri thoshte se rusët do të sulmojnë nga Deti Azov, një tjetër thoshte nga toka. Ndërsa një i tretë tha se sulmi do të vinte nga Bjellorusia”.
Por të gjithë janë 100% të sigurt që Rusia do të sulmojë. “Janë tepër të relaksuar. Nuk sheh asnjë shenjë nervozizmi mes tyre. Janë gati për luftë. Janë gati prej disa vitesh tashmë. Askush nuk e do luftën, por e dinë që do të ndodhë”.
Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë në nivelin më të lartë të viteve të fundit. Trupat ruse janë rreshtuar pranë kufirit dhe frika është që Moska mund të nisë shpejt pushtimin. Kremlini e ka mohuar se po planifikon të sulmojë, por thotë që mbështetja e NATO-s për Ukrainën përbën kërcënim për krahun perëndimor të Rusisë.
Në Muratova, një qytezë ukrainase rreth 20 minuta nga fronti i luftës, njerëzit janë shumë më tepër nervozë sesa ushtarët, thotë Fadek për CNN. Por edhe ata, duket se i janë dorëzuar fatit. “Do të ndodhë”, tha një fermer, “askush nuk mund të bëjë më asgjë për ta ndaluar”. (A2 Televizion)