
Policia e Shtetit njofton se, një 30-vjeçar i identifikuar si Silvester Driza është arrestuar në Gjermani, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Ai është lënë nën masën e sigurisë arrest me burg nga GJKKO për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë, rezulton se 30-vjeçari ka themeluar një shoqëri Sh.p.k dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit.
“Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, Gjermani, u bë kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, S. D., 30 vjeç, lindur në Durrës. Shtetasi S. D., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest në burg”, për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.” (A2 Televizion)
NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT