Në Irak ende luftohet, në aksion kundër ISIS vritet marinsi më i mirë i vitit

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 12:22 | Bota

Edhe pse lufta kundër ISIS në Irak ka rënë disi në heshtje nga opinioni publik ndërkombëtar, forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ende luftojnë kundër organizatës terroriste, në zonat e thella të veriut që janë ende nën kontrollin e tyre.

Pentagoni informoi sot për rënien gjatë një aksioni të rreshterit  35 vjeçar, Scott Koppenhafer.


Koppenhafer gjatë ceremonisë ku u shpall si marinsi më i mirë në 2018

Koppenhafer nuk ishte një ushtar si të tjerët, madje në vitin 2018 kishte fituar medaljen si “Marinsi i Vitit”  për rolin e tij në drejtimin e reparteve të forcave speciale të ushtrisë amerikane në Irak.  

Vdekja e ushtarit elitar amerikan konfirmon atë që po del në pah nga raportet e inteligjencës amerikane në vendin arab. Sipas tyre, “ edhe pse ka humbur kalifatin e tij territorial, ISIS ka përforcuar kapacitetin e tij luftarak në Irak dhe po rishfaqet edhe në Siri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos