Të paktën 1 mijë vetë u evakuuan të dielën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu ishullin e Gran Canaria-s, në Spanjë. Autoritetet thanë se zjarri ishte shkaktuar nga pakujdesia e dikujt që po zhvillonte punime salduese në zonë. Një 55-vjeçar u vu në pranga.
Flakët e krijuara në fundjavë dolën jashtë kontrollit gjatë së dielës për shkak të erërave të forta dhe temperaturave mbi 32 gradë celsius. Zjarri u përhap drejt Parkut kombëtar dhe një zone mjaft të populluara nga pushuesit në ishullin spanjoll. Dëshmitarët folën për skena apokaliptike e të dhimbshme. 230 zjarrfikës luftuan me flakët, të ndihmuar nga helikopterët. (A2 Televizion)