Protesta në Moskë? Putin bën xhiro me motor me “Ujqërit e Natës”

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 10:36 | Bota

Ndërkohë që në Moskë shpërtheu një valë e re protestash kundër tij, Presidenti rus Vladimir Putin preferoi të largohej nga kryeqytetit dhe të shëtiste me motor me “Ujqërit e Natës” në Krime.

Presidenti, i cili feston këtë muaj 20 vite në pushtet, mori pjesë në një paradë që organizohet nga grupi i motoçiklistëve, të cilët janë aleatë të zjarrtë të tij dhe mbështetës së aneksimit të gadishullit në Detin e Zi.

https://youtu.be/Xp0YwIh1qCg

Ai u pa duke ngarë një motor rus Ural, bashkë me liderin nacionalist të grupit të motoçiklistëve Aleksander Zaldostanov, i cili njihet me nofkën “Kirurgu”. Gjatë fjalës së rastit para të pasionuarve pas motoçikletave në Sevastopol, Putin lavdëroi “Ujqërit e Natës” për shembullin që u japin të rinjve të vendit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/08/09/20-vite-ne-pushtet-fotot-me-te-mira-te-vladimir-putin/
https://a2news.com/2019/08/10/serish-protesta-ne-rusi-policia-arreston-rreth-100-mbeshtetes-te-opozites/

A2 CNN Livestream

Latest Videos