Në jahtin që kushton 1 milion $ java, pushimet italiane të yjeve amerikanë

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 13:39 | Showbiz

Një ish-basketbollist, një reper dhe një aktor hollivudian kanë zgjedhur të kalojnë pushimet bashkë në Itali këtë verë. Magic Johnson, Samuel L. Jackson dhe L.L. Cool J. bashkë me familjet e tyre po i kalojnë ditët e nxehta duke shijuar perlat e detit Tirren, e duke vizituar Sardenjën, apo Amalfin, në bordin e mjetit luksoz, të pagëzuar “Shqiponja”.

Jahti mbi 85 metra i gjatë ka hapësirë për 12 persona në bord, përveç 28 pjesëtarëve të ekuipazhit. Jahti është i pajisur me jakuzi, kinema, palestër, qendër spa dhe një klub nate. Por për të kaluar një javë mbi të duhet të paguash 1 milion dollarë.

Sipas TMZ, këtë faturë e ka paguar ish-legjenda e Lakers, i cili çdo verë fton për pushime miq të ngushtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos