Edicioni i 72-të i Festivalit të Filmit në Kanë mblodhi yje të showbiz, por edhe figura të rëndësishme nga mbarë bota.
Sigurisht, në këtë edicion nuk mund të mungonte edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, e cila është në kulmin e suksesit të saj.
Madje, Dua ishte e ftuar speciale nga Alejandro Agag për premierën e filmit “And We Go Green”.
Këngëtarja 23-vjeçare nuk mund të zhgënjente me paraqitjen e saj. Ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi, transparent, ndërsa e kombinonte atë edhe me aksesorë e veçantë. (A2 Televizion)