
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në lagjen “8 Shkurti”, në Fier.
Sikurse njofton policia, një 34-vjeçar është paraqitur në spitalin rajonal të qytetit rreth orës 22:20. I riu ishte plagosur në këmbë nga persona ende të paidentifikuar.
Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)