“Në komision po mbrohen hajdutët”, Spaho i ashpër ndaj komisionit hetimor të inceneratorëve

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 14:05 | Politikë
“Në komision po mbrohen hajdutët”, Spaho i ashpër

Deputeti demokrat, Edmond Spaho, u shpreh se në komisionin hetimor për inceneratorët “po bëhen përpjekje për të mbrojtur hajdutët”.

I ftuar në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, Spaho tha: “U largova nga komisioni hetimor parlamentar për shkak se nuk u lejuan dy gazetarë për të dëshmuar. Mazhoranca, pa argumente, duke përdorur pozicionin e saj, nuk i lejoi gjoja për konflikt interesi. Në fakt, gazetarët kanë mbrojtur interesin publik, madje edhe duke rrezikuar. Ishte e turpshme mënyra se si veproi mazhoranca dhe për këtë mendova që nuk kam pse rri në komision, sa kohë që aty bëhen përpjekje për të mbrojtur hajdutët”.

“Edhe nënkryetarja e komisionit ka konflikt interesi, pasi ka firmosur dhe ka marrë pjesë në procedurat e dhënies së koncesionit. Gjatë gjithë viteve të mia në politikë, kam parë që komisionet hetimore kanë dështuar me turp. Mënyra se si funksionojnë, nuk të lejon që të bësh hetime të vërteta”, shtoi Spaho. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/16/komisioni-per-inceneratoret-maxhoranca-nuk-lejon-disa-prej-deshmitareve-largohet-spaho/

A2 CNN Livestream

Latest Videos