All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Në mbrojtje... Kërkohet nënshkrimi i Protokollit të Konventës për Krimin Kibernetik

Nga A2 CNN
20 Shtator 2022, 15:19 | Aktualitet
Në mbrojtje... Kërkohet nënshkrimi i Protokollit të
All - Paragraf - 1

Shqipëria nuk ia del dot e vetme ndaj sulmeve kibernetike, madje mund të thuhet se vendi gjendet ende larg arritjes së këtij objektivi. E teksa nga njëra anë mësymjet kibernetike ndaj Iranit po gjunjëzojnë infrastrukturën digjitale, gjetja e rrugëve të shpëtimit është kthyer në synim gati jetik. Nënshkrimi i Protokollit të dytë shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik mbi Bashkëpunimin e Zgjeruar dhe Zbulimin e Provave Elektronike është përpjekja e re e Qeverisë, depozituar në Kuvend.

Po a do ta ndihmojë kjo vendin në drejtim të mbrojtjes kibernetike?

All - Paragraf - 3

Protokolli i dytë shtesë i Konventës përmban gjithashtu parashikime për lehtësimin e bashkëpunimit mes shteteve palë.

Por kjo sipas ekspertëve të fushës nuk mjafton. Qeveria sipas tyre duhet të ngrejë menjëherë një qendër të mirëfilltë monitorimi dhe reagimi ndaj sulmeve kibernetike.

Në relacionin që shoqëron projektligjin, diktohet nevoja e ndryshimeve dhe përafrimeve ligjore vendase për të garantuar bashkëpunimin me shtet anëtare të Konventës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos