All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Në morgë s’ka më vende, në Sudan rrezikohet shpërthimi i kolerës

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 08:22 | Bota
Në morgë s’ka më vende, në Sudan rrezikohet
All - Paragraf - 1

Ndërsa lufta në Sudan po i afrohet katër muajve të luftimeve intensive, morgët në kryeqytetin Khartoum kanë arritur kapacitetin e tyre, thonë punonjësit e ndihmës.

“Mijëra kufoma janë lënë të kalben rrugëve, ndërsa mjekët dhe organizatat e ndihmës paralajmërojnë për një shpërthim të afërt kolere. Morgjet e Khartoum kanë arritur “pikën e thyerjes“, tha të martën grupi ndërkombëtar i ndihmës "Save The Children".

All - Paragraf - 3

Trupat në morgë gjithashtu po dekompozohen pasi ndërprerjet e zgjatura të energjisë i kanë lënë ata pa frigorifer, tha grupi. Nuk ka mbetur gjithashtu asnjë staf mjekësor, duke i lënë kufomat “të ekspozuara dhe të patrajtuara”.

Përleshjet mes Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF) dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) shpërthyen në mesin e prillit, ndërsa të dyja palët u përpoqën të merrnin kontrollin e kryeqytetit.

Dhuna ka vrarë të paktën 1105 njerëz dhe ka plagosur 12.115 që nga 11 korriku, raportoi Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) muajin e kaluar, duke cituar të dhëna nga Ministria Federale e Shëndetësisë. Ai tha se numrat aktualë ka të ngjarë të jenë shumë më të larta.

All - Paragraf - 6

Të paktën 435 fëmijë janë vrarë dhe të paktën 2025 të tjerë janë plagosur, sipas UNICEF. Mesatarisht, një fëmijë vritet ose plagoset çdo orë, llogarit organi i OKB-së.

“Një kombinim i tmerrshëm i numrit në rritje të kufomave, mungesa e ujit, mosfunksionimi i shërbimeve të higjienës dhe kanalizimeve dhe mungesa e opsioneve të trajtimit të ujit po nxitin gjithashtu frikën e një shpërthimi kolere në qytet”, tha "Save The Children" në një deklaratë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/02/kriza-ne-sudan-civilet-perballe-nje-katastrofe-mbi-100-mije-persona-jane-larguar-nga-vendi/
https://a2news.com/2023/05/21/nderpriten-luftimet-ne-sudan-palet-arrijne-nje-tjeter-armepushim/
https://a2news.com/2023/06/28/kremtimi-i-kurban-bajramit-vendoset-serish-armepushimi-ne-sudan/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos