6 viktima nga zjarret në Hauai

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 23:00 | Bota
6 viktima nga zjarret në Hauai

Të paktën 6 persona kanë vdekur nga zjarret që kanë shpërthyer në Hauai. Lajmin e bëri të ditur për CNN një zyrtar i Mauit.

Ndërkohë, operacionet e shpëtimit vijojnë ende, duke paralajmëruar se bilanci i viktimave mund të rëndohet më tej.

Hauai, i cili po përgatitej për uraganin Dora, në fakt po shkatërrohet nga zjarret, që deri tani kanë shkrumbuar shumë ndërtesa, përfshirë banesa dhe biznese.

Zjarret në Hauai janë u përhapën nga kombinimi i erës së fortë dhe kushteve të thata që mbulojnë pjesë të mëdha të ishullit. Imazhet satelitore kapën se sa shpejt u përhapën zjarret në Hauai të martën pasdite dhe në mbrëmje, ndërsa erërat e forta frynin nga verilindja. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/09/pamje-apokaliptike-njerezit-hidhen-ne-oqean-per-ti-shpetuar-zjarreve-ne-hawai/

A2 CNN Livestream

Latest Videos