
Të lexosh fragmente tregimesh apo një roman në muret e një kalaje të vjetër, në një qytet si Durrësi ku antikiteti bashkohet me të renë nuk është e thjeshtë.
Por e kuruar nga regjisorja Driada Dervishi, këto interpretime vijnë sa teatrale, kinematografike, po aq sa janë edhe letërsi artistike.
Aktori Gëzim Rudi ishte një prej emrave të njohur që iu bashkua mbrëmjes së fundit e që intepretoi bashkë me miqtë e librit prozën e shkrimtarëve të rinj Pol Milo dhe Brajan Sukaj.
Durrësi ka mirëpritur për 5 ditë me radhë letërsinë dhe artistët në emër të librit. Në destinacionet e ndryshme antikiteti është bërë bashkë me poetikën dhe interpretimin dhe ky ishte takimi i fundit që ftonte këdo të bëhej mik me librin. (A2 Televizion)