Në nder të Pierre Cardin, mbahet në Paris sfilata homazh dedikuar ikonës franceze të modës

Nga A2 CNN
31 Janar 2022, 15:16 | Lifestyle
Në nder të Pierre Cardin, mbahet në Paris sfilata homazh dedikuar

Shtëpia e modës Pierr eCardin ngjiti në pasarelë, në një shfaqje homazh, me tematikë futuristike, modelet e reja, frymëzuar nga e shkuara, në nder të stilistit që u nda nga jeta në dhjetor të 2020, në moshën 98-vjeçare.

Në një karrierë në modë, për më shumë se 60 vjet, Pierre Cardin u admirua dhe përçmua nga mijëra vetë, për sensin e tij të guximshëm e të fortë të modës dhe të të bërit biznes, sikurse pushtoi pasarelat e modës, me fustanet e tij futuristike, me modele e prerje gjeometrike.

Në sfilatën homazh, të krijuar nga nipi i tij, Rodrigo Basilicati-Cardin u ngjitën në skenë krijimet e tij më të mira në 6 dekada si dhe krijimet e mbetura thjesht në letër, para se ai të ndahej nga jeta 1 vit më parë.

E në fakt, sfilata u organizua, si për t’ju përshtatur temës, në “Muzeun ajror dhe Hapësinor” në veri të Parisit, ku pasarela u mbush me dhjetëra modele në ngjyra e teknika të ndryshme. Shfaqja u transmetua live edhe në kinematë në Dallas, Meksikë, Moskë dhe Tiranë.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos