
Atë që nuk ua dha qeveria në buxhetin për vitin e ardhshëm, bashkitë do kërkojnë ta marrin nga të huajte. Pas përpjekjeve pa rezultat në mbledhjet e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, 61 njësitë e pushtetit vendor do provojnë që nëpërmjet plan-propozimeve të përthithin fonde nga Bashkimi Europian, me qëllim plotësimin e nevojave financiare.
Adelina Farrici nga Shoqata për Autonomi Vendore thotë se tashmë ka ardhur momenti për mbështetje konkrete financiare me qëllim zbatimin e projekteve.
Për përfaqësues nga “unioni”, mbështetja financiare ndaj bashkive është jo vetëm detyrim ndaj qytetarëve, por edhe nevojë me qëllim avancimin në rrugën e integrimit.
Në fazën e konsultimit, të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2022, kryetarët e shoqatat e bashkive kërkuan më shumë fonde nga qeveria, propozime që nuk ndryshuan qëndrimet fillestare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. (A2 Televizion)