
Presionin që hasin në korridoret e universiteteve, studentët e pasqyruan nëpërmjet pikturës. Shkëmbim i diplomës kundrejt parave, drejtësi e verbër përballë korrupsionit dhe një ëndërr e vrarë.
Këto janë vështirësitë e çdo dite të studentëve në institucionet që kërkojnë të marrin dije, apo më tej punësim të sigurt.
Ministria e Drejtësisë si kordinatore e qeverisë për antikorrupsionin, pohon këtë problematikë në arsim, por edhe pamundësinë për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme.
Në këtë kontekst vlerësohet rrezik për sistemin arsimor edhe angazhimi si pedagogë i të shkarkuarve nga vetingu në drejtësi.
Nuk është më pak shqetësuese situata në sistemin parauniveristar, ku 68 nga 243 drejtues shkollash vijojnë të punojnë edhe pasi kanë ngelur në një provim për testimin e aftësive të tyre. (A2 Televizion)