Në një mendje, por të përçarë! Avokatët në Vlorë bojkotojnë edhe masat e sigurisë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2022, 13:09 | Aktualitet
Në një mendje, por të përçarë! Avokatët

Të gjithë kundër hartës së re gjyqësore, por me qëndrime të ndryshme mbi mënyrën e reagimit. Kjo është situata ku ndodhen sot avokatët e Shqipërisë, të cilët një pjesë vijojnë bojkotin ndërsa të tjerë vijojnë punën normalisht. Avokatët e veriut dhe ato të jugut dhe juglindjes vijojnë të bojkotojnë seancat gjyqësore, ndërsa avokatët e Shqipërisë së mesme në trekëndëshin Tiranë, Elbasan, Durrës vijojnë punën normalisht.

I pyetur rreth kësaj situate kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shkodrës, shprehet se mirë do të ishte që qëndrimi të ishte në unison i gjithë avokatëve, por shprehet se çdo dhomë merr vendimin që i duket më i drejtë.

Ndërsa për avokatin e Korçës, kjo situatë tregon se dhoma kombëtare e avokatisë është e përçarë.

Sakaq, avokatët e Vlorës kanë përshkallëzuar më tej protestën e tyre, duke bojkotuar për dy ditë edhe masat e sigurisë.

Sipas tyre harta e re gjyqësore është bërë nga persona që nuk e njohin realitetin e gjyqësorit në vend.

Ndërkohë avokatët si në jug edhe në veri paralajmërojnë përshkallëzime të mëtejshme të protestës së tyre kundër hartës së re gjyqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos