
Kjo është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore më të fundit të pushtimit rus ndaj Ukrainës. (A2 Televizion)
- Ditën e sotme u mbajt në Turqi, raundi i radhës i bisedimeve për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës. Takimi nisi herët në mëngjes ndërsa përgjatë tij u diskutuan disa pika kyçe lidhur me luftën.
- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë për PBS, deklaroi se “Rusia do të përdorte armë bërthamore vetëm kur të ketë një kërcënim për ekzistencën e vendit dhe jo si rezultat i luftës së vazhdueshme në Ukrainë”.
- Ushtria ukrainase nisi një fushatë kundërsulmi ndaj forcave ruse në pjesë të ndryshme të vendit. Kjo solli rimarrjen e kontrollit të qytetit Irpin, çarjen e rrethimit pranë kryeqytetit dhe frenimin e avancimit të pushtuesve drejt Odesës.
- Rusia ka bërë me dije se do të “ulë ndjeshëm aktivitetin e saj ushtarak përreth Kievit dhe Çernivihit”. Sipas Reuters, lajmin e ka dhënë Ministria e Mbrojtjes ruse.
- Takimi i parë mes delegacioneve të Moskës dhe Kievit në Stamboll të Turqisë, u mbyll me nota pozitive. Negociatorët ukrainas thanë në fund të takimit me dyer të mbyllura se ishte shënuar përparim i mjaftueshëm për një takim mes presidentëve Volodimir Zelenski dhe Vladimir Putin.
- Autoritetet në Ukrainë kanë nisur një hetim mbi pamjet e një video ku pretendohet se ushtarët rusë të zënë rob në luftë qëllohen në këmbë. Video është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, pasi për herë të parë është shfaqur më 27 mars.