
Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Edy Reja e ka konsideruar të pafat shortin e hedhur në Zvicër për eliminatoret e Botërorit të vitit 2022 në Katar, ku Kombëtarja ra në të njëjtin grup me Anglinë, Poloninë dhe Hungarinë.
Reja u shpreh se do të preferonte ndonjë grup më të lehtë, megjithatë premtoi se Shqipëria do të hynte si humbëse në këto eliminatore dhe do të bëjë të pamundurën.
“Ishim pak të pafat, të penalizuar, se jo vetëm Anglia që ishte kokë grupi, por edhe Polonia është e vështirë për t’u përballuar. Hungaria po bën shumë mirë. Kemi shumë pak mundësi për të kaluar në vendin e dytë. Shpresoja që të binim tek Danimarka. Por s’ka gjë, nuk nisemi si të humbur. ndeshjet duhet të luhen.
Do të bëjmë të pamundur ashtu si kemi bërë dhe herë të tjera. Shpresoj që gjatë kësaj kohe të marrë fund dhe pandemia dhe shkallët e stadiumit të jenë plotë pasi është shumë e rëndësishme”, u shpreh Reja në një komunikim me gazetarët pas hedhjes së shortit. (A2 Televizion)