
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, është i ftuari i nderit në inaugurimin e stadiumit të ri ku do të luajë ndeshjet përfaqësuesja shqiptare e futbollit.
Disa orë para ndeshjes, kreu i organizmit qeverisës të futbollit evropian ka inspektuar projektin tjetër të FSHF në bashkëpunim me qeverinë e futbollit europian, “Shtëpia e Futbollit”, një investim që parashikon zyra të reja dhe minifusha në funksion të federatës dhe futbollit në vend.
Në këtë inspektim, Presidenti i UEFA-s shoqërohej nga kreu i FSHF, Armand Duka. (A2 Televizion)