Portieri merr përsipër penalltinë dhe… thyen dritat e stadiumit

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2019, 09:48 | Futboll
Portieri merr përsipër penalltinë dhe… thyen dritat e

Një portier i kategorive të ulta në Angli mori përsipër të godiste një 11-metërsh të fituar nga skuadra e tij, por rezultati ishte katastrofik.

Tony Breeden, një portier i famshëm në futbollin amatorial anglez, që luan me Nuneaton, goditi fort dhe lart traversës topin, duke thyer një nga dritat e çatisë së stadiumit.

https://www.youtube.com/watch?v=146E60ZTLGY

Dritat ranë, por fatmirësisht nuk goditën tifozët e pranishëm në tribunën pas porte.

https://twitter.com/joevernon_/status/1195786574916653056

Më pas, skuadra fitoi një tjetër penallti, por kësaj radhe portiere qëndroi në portë, edhe pas kërkesës së tifozëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos