
Liderët e Ballkanit u mblodhën sot në Shkup në kuadër të Forumit Ekonomik, që do të mbahet nesër.
Zaev Rama dhe Vucic kanë përfituar për të ecur rrugëve të kryeqytetit maqedonas, ku nuk kanë munguar takimet miqësore me qytetarët, disa prej tyre i kanë kërkuar edhe selfie.
Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook bën me dije se në qendër të diskutimit në këtë takim, që ka si titull “Ballkani i Bashkuar”, është bashkëpunimi për zhvillimin e Ballkanit re parë si shtëpi e përbashkët, si dhe të rrisin bashkëpunimin trepalësh veçanërisht në fushën ekonomike. (A2 Televizion)