Cristiano Ronaldo po qëndron në apartamentin më të shtrenjtë në Portugali, ndërkohë që po pret zyrtarizimin e rikthimit të madh te Manchester United, pas largimit nga Juventus javën e kaluar.
36-vjeçari kreu vizitat mjekësore në Lisbonë, në fundjavë, ndërsa përpara se të zbresë në fushë me “Djajtë e Kuq” duhet të presë edhe 10 ditë të tjera, pasi tani do të luhen ndeshjet e përfaqësueseve.
Këto ditë, ylli portugez ka zgjedhur t’i kalojë një apartament të cilin thuhet se e ka blerë në vitin 2018, për rreth 8 milionë euro. Apartamenti ndodhet në qendër të Lisbonës dhe sipas “PrimeTimeZone” është apartamenti më i shtrenjtë në Portugali.
Në apartament ka pishinë, palestër, tre dhoma gjumi të mëdha dhe një spa. (A2 Televizion)