Messi debuton me PSG, shkëlqen Mbappe

Nga A2 CNN
29 Gusht 2021, 22:22 | Futboll
Messi debuton me PSG, shkëlqen Mbappe

Ka mbërritur më në fund dhe momenti që pritej me padurim nga tifozët e PSG, Lionel Messi debuton me ekipin kryeqytetas.

Argjentinasi u hodh në fushën e lojës në minutën e 65 të takimit, në ndeshjen ku e ekipi i tij fitoi me rezultatin 0-2 përballë Reims. Golat në këtë takim u shënuan nga Mbappe në minutat 16 dhe 63.

Ndonëse ra pak herë në kontakt me topin Messi tregoi gjithë klasin e tij duke detyruar kundërshtarët në disa raste të përdorinin të gjitha mënyrat për ta ndalur.

Transferimi i Lionnel Messit tek PSG ishte një nga temat kryesore të merkatos, por tani francezët duhet të tregohen të kujdesshëm mos humbasin yllin e tyre Mbappe, pas ofertave serioze nga Real Madrid dhe dëshirës së lojtarit për të shkuar në Spanjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos