
Roma ka treguar edhe njëherë formën e mirë që po kalon në javën e dytë të kampionatit duke fituar me rezultatin e pastër 0-4 në ndeshjen ndaj Salernitanës.
Verdhekuqtë vuajtën për të gjetur golin në pjesë të parë, por me fillimin e së dytës e gjeti rrugën e rrjetës plot 4 herë. Golin në këtë ndeshje e gjeti dhe blerja e re Tammy Abraham.
Ekipi nga kryeqyteti duket i rilindur pas ardhjes së trajnerit Mourinho, i cili ka shtuar agresivitetin tek ta dhe dëshirën për të fituar.
Njësoj u përgjigj dhe Milani në ndeshjen e tij përballë Cagliarit, i cili fitoi me rezultatin 4-1. Kuqezinjve i mjaftuan 45 minutat e para për të shënuar 4 herë në portën e miqve. Giroud arriti të finalizonte dy herë në këtë takim. (A2 Televizion)