Në qendër të luftës SHBA-Gjermani, reagon kompania gjermane që po punon për vaksinën kundër koronavirusit

Nga A2 CNN
15 Mars 2020, 22:40 | Bota
Në qendër të luftës SHBA-Gjermani, reagon kompania gjermane

Kompania farmaceutike gjermane që u vu në qendër të polemikave pas raportimeve për përpjekje nga Shtetet e Bashkuara për të blerë vaksinën kundër koronavirusit, ka reaguar të dielën.

CureVac thotë në një postim në Twitter se “hedh poshtë hamendësimet rreth ofertave për blerjen e kompanisë apo teknologjisë sonë".

Duke shpjeguar se puna e saj është përqendruar në zhvillimin e një vaksine për të mbrojtur njerëzit në mbarë botën, CureVac ka dhënë detaje nga faza në të cilën ndodhen punimet drejt vaksinës kundër Covid-19.

"Së fundmi kemi shpallur rezultate të suksesshme në programin e vaksinimit te lepujt, duke arritur mbrojtjen e plotë të njerëzve me dy doza nga 1 mikrogram (1/1 mln e gramit). Këto rezultate janë inkurajuese kur mendohet se duhen furnizuar popullata dhe njerëz në mbarë botën në situata pandemie", thuhet në deklaratën zyrtare të kompanisë gjermane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos