Në qoftë se keni një iPhone, është mirë të përditësoni urgjentisht sistemin

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 13:54 | Teknologji
Në qoftë se keni një iPhone, është mirë të

Celularët iPhone kanë lidhur famën e tyre jo vetëm për linjat moderne dhe përbërësit cilësorë, por edhe për një siguri të madhe të të dhënave, veçanërisht ndaj sulmeve të virusëve.

Por kësaj radhe një sulm i tillë duket sikur ka pasur sukses, duke alarmuar drejtuesit  e kompanisë së themeluar nga Steve Jobs në Kupertino.

Një hulumtues ende anonim i universitetit të Torontos ka zbuluar një “shteg” nga i cili hakerat mund të kenë dërguar viruset e tyre, veçanërisht në softuerin WebKit, i përdorur nga motori i kërkimit Safari, diçka që do të ekspozonte të dhënat personale.

Kompania mëmë Apple ka pranuar problemin dhe duket se e ka zgjidhur, por fton të gjithë klientët të përditësojnë sa më shpejt aparatin e tyre.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos